Më shumë se 100 teste pozitive në një fluturim

TË FUNDIT

Gjithsej 125 pasagjerë që mbërritën në qytetin verior të Indisë, Amritsar, me një fluturim nga Italia, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ata do të vendosen në izolim, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Të infektuarit ishin në mesin e 179 pasagjerëve në fluturimin nga Milano që u ul në Amritsar të mërkurën pasdite.

India raportoi më shumë se 90 mijë raste të reja me Covid-19 të enjten – një rritje gati gjashtëfish që nga java e kaluar, që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.

Vendi regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët.

Raportet thanë se fëmijët dhe foshnjat që udhëtonin në aeroplan ishin të përjashtuar nga testimi për Covid-19./21Media