Më shumë kredi dhe depozita! Sektori bankar mbetet stabil, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore

TË FUNDIT

Depozitat dhe kreditë në sektorin bankar vazhdojnë të rriten, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës Popullore, përcjell TV21. Në shtator të këtij viti, depozitat totale u rritën me 13.2% në nivel vjetor, me një rritje më të theksuar tek amvisëritë, ndërsa kreditë totale shënuan rritje prej 13.5%, kryesisht për shkak të shtimit të huadhënies për sektorin korporativ. Tek amvisëritë, rritjen më të madhe e kanë pasur kreditë konsumatore dhe kreditë për banesa.