Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të mëdha të shiut janë regjistruar në Kodër të Diellit, ku janë matur 13 litra për metër katror. Pas çka vijnë Hanet e Mavrovës me nëntë, Tetova me pesë, si dhe Pozharani dhe Shkupi – Zajçev Rid me nga katër litra për metër katror. Sasi më të vogla reshjesh janë regjistruar në Krushevë me dy litra, ndërsa nga një litër është matur në Kriva Pallankë, Topolçan, Prilep dhe Veles.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më intensive.
Lokalisht pritet mot i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme. Në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
