Në organizim të Institutit për Shëndet Publik sot janë organizuar më shumë aktivitete për ngritjen e vetëdijes tek popullata për stil të shëndetshëm të jetesës dhe parandalimin e faktorëve të rrezikut të cilat çojnë drejt sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojave prej tyre.
Ngjarja kryesore u mbajt në Parkun e Qytetit tek Guaca në Shkup prej orës 9:00 deri në orën 13:00, periudhë në të cilën qytetarët kanë mundur të marrin kontrolle parandaluese falas (matjen e tensionit të gjakut, nivelin e sheqerit dhe nivelin e kolesterolit në gjak, peshën dhe gjatësinë trupore), material propagandues për përmbajtje për zgjedhje të drejta për zemër të shëndetshme, si edhe këshilla nga personeli mjekësor për stil të drejtë dhe të shëndetshëm të jetës në kushte krize nga pandemia me infeksionin e koronavirusit.
Ngjara është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Shëndetit, me ç’rast me ndihmën e rekuzitiave do të demonstrohet përdorimi i aktivitetit fizik mesatar në promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe zemrës së shëndetshme, rezistente në sëmundje të shkaktuara nga COVID-19.
Prof. dr. Elena Qoseva nga Instituti për Shëndet Publik theksoi se në shtetin tonë në dhjetë vitet e kaluara ekziston trend i uljes së vdekshmërisë prej sëmundjeve kardiovaskulare.
“Kjo para së gjithash i referohet numrit të zvogëluar të rasteve të vdekjes nga sëmundjet iskemike të zemrës dhe infarkti akut i zemrës dhe goditja në tru. Vlerësojmë se ky është rezultat i luftës shumëvjeçare për të punuar më shumë në parandalimin e sëmundjeve, gjegjësisht parandalimin e faktorëve të rrezikut të cilat çojnë drejt këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, ushqimi jo i drejtë, aktiviteti i dobët fizik, përdorimi i madh dhe i pakontrolluar i alkoolit dhe stresi”, tha Qoseva.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se tani në këtë krizë kur të gjitha kapacitetet gjatë periudhës së kaluar veçanërisht ISHP janë fokusuar në krizën me Kovid-19 në kuptimin e diagnostikës në pjesën laboratorike, të analizave epidemiologjike, akoma më shumë është e qartë se sa është e rëndësishme të mbajë llogari secili për veten për shëndetin e tij, për arsye se, siç tha, secili prej nesh është i përgjegjshëm për shëndetin e tij.
“Duke e pasur parasysh se si kjo sëmundje e Kovid- 19 në formë të vështirë manifestohet tek pacientët të cilët kanë komorbiditete, vlerësoj se çdo vit ka rezultat në kuptim të ngritjes së vetëdijes ka progres të caktuar në pjesën e uljes së morbilitetit, mortalitetit te disa prej këtyre diagnozave. Sinqerisht besoj se me fushatën e përbashkët të mbështetur nga MSH të gjitha këto masa dhe parametra, rekomandime të cilat praktikisht janë rekomandime të të gjitha organizatave botërore, profesionale do të mund t’i implementojmë edhe në vendin tonë”, tha Filipçe.
