Me kontratën e re Pogba do të bëhet lojtari më i paguar në Premier Ligë

TË FUNDIT

Manchester United është duke u përgatitur për ta bërë Paul Pogban lojtari më të paguar në Premier Ligë.

Mesfushori 28 vjeçar e përfundon kontratën e tij në verën e ardhshme por ”Djajtë e Kuq” do t’i paraqesin atij një kontratë të re me shifra shumë të përmirësuara.

Përfitime javore të Pogbas me kontratën e re pritet të jenë 400.000 funte në javë, gjithmonë nëse palët pajtohen për kushtet e reja të kontratës. Kjo do të ishte një pagë rekorde e të gjitha kohërave në Premier Ligë./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK