Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje homologut të tij grek Kirijakos Micotakis që ta padisë në Hagë nëse konsideron se është shkelur Marrëveshja e Prespës nga pala maqedonase. I pyetur për paralajmërimet e përfaqësuesve grek se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë asnjë hap përpara nëse nuk jep qëndrim të qartë për Marrëveshjen e Prespës, Mickoski tha se ka kaluar koha kur politikanët në Maqedoni pranonin gjthçka çfarë u kërkohej. Nëse Marrëveshja e Prespës është shkelur, Mickoski thotë se për këtë ka gjykata të cilat duhet të vendosin.
“Por me kërcënime dhe shtantazhe, në shekullin 21. Më vjen keq, më falni por jo vetëm që nuk pajtohem por edhe t’i hedh poshtë. Dhe habitem si mundet që politikanë të cilët paraqiten si politikanë europianë shërbehen me këso lloj kërcënimesh dhe shantazhe. Shpresoj që mos ta ketë thënë këtë z.Micotakis”, tha Hristijan Mickoski.
Edhe sa i përket marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe ndryshimet kushtetuese, Mickoski përsëritë deklaratën e Mucunskit, i cili tha se ndryshimet kushtetuese mund të realizohen por vetëm me prapaveprim, gjegjësisht të vlejnë pasi Maqedonia e Veriut të përfundojë negociatat dhe të fillojë ratifikimi i protokolit inkuadrues.
“Le të kenë ato ndryshime kushtetuese prapaveprim sepse janë kontest dypalësh. Kur t’i përfundojmë negociatat sepse neve askush nuk na garanton se kjo është e fundit. E ne thamë mjaft më, nuk mundemi më tepër. Na falni por nuk mundemi më me premtime. Derisa nuk i përfundojmë negociatat, derisa nuk fillon ratifikimi i protokolit parainkuadrues në korniza të Parlamenteve kombëtare nuk mundet kjo të vlejë. Sepse nuk keni argument”, tha Mickoski.
Mickoski kërkon nga ndërkombëtarët që fillimisht të bindin Bullgarinë që të zbatojë rekomandimet e gjykatës për të drejtat e njeriut e cila siç thotë, ka sjellur 14 vendime për shkelje të të drejtave të maqedonasve në bullgari. Nëse ata nuk respektojnë të drejtat e njeriut, atëherë Mickoski tha se nuk mund t’u besohet se mund të sjellin një veto të re për inkuadrim në BE.