Preidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sërish do t’ju kthehet studimeve. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihet Vuçiq me indeks në dorë dhe një top basketbollit.
Në rrjetin social Instagram presidenti serb shkruan: “Për herë të dytë në jetë u bëra student- Tani në shkollën e lartë për sport. Kam dëshirë të bëhem trajner i basketbollit për fëmijë. Nuk do të besonit sa i lumtur që jam sepse pas sa viteve kam filluar të realizoj ëndrrat e fëmijërisë”.
