Me golat ndaj Shqipërisë, Kane tejkaloi edhe Pelen

TË FUNDIT

Në një mbrëmje ku Thomas Tuchel mbeti me më shumë pikëpyetje sesa qetësi, ishte sërish Harry Kane ai që solli sigurinë e zakonshme. Sulmuesi anglez vazhdon të dëshmojë se është i pazëvendësueshëm, i pamëshirshëm para portës dhe praktikisht i pandalshëm.

Me dy golat e tij, të 77-tin dhe të 78-tin me fanellën e Anglisë, Kane jo vetëm që i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Shqipërisë, por edhe barazoi e më pas kaloi në listën e golashënuesve legjendarin brazilian, Edson Arantes do Nascimento – Pelén.

Ndërsa Pelé i arriti 77 golat në 92 ndeshje, Kane ka pasur nevojë për 112 paraqitje për ta tejkaluar atë shifër. Megjithatë, diferenca në ndeshje nuk e zbeh aspak madhësinë e kësaj arritjeje për sulmuesin 32-vjeçar.

Për më tepër, forma e tij këtë sezon është e jashtëzakonshme: 25 gola në vetëm 18 ndeshje me klubin dhe kombëtaren — një statistike që e përforcon edhe më shumë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë.