Me gja’kftohtësi qëlloi disa plumba! Vr’asje në Shtip, arr’estohet su’lmuesi dhe 4 bashkëpunëtorët

TË FUNDIT

Me gjakftohtësi, me disa të shtëna me pistoletë, mbrëmë në orën 21 e 25 minuta në një objekt hotelierik në qendrën e Shtipit u qëllua për vdekje një shtetas turk 25 vjeçar me iniciale E.O.

Pas të shtënave, i dyshuari, 21 vjeçari K.K. po ashtu shtetas i Turqisë, bashkë me 4 ndihmësit e tij janë larguar me veturë BMW.

Pas kësaj vijoi aksioni policor ndërsa është përdorur edhe dron pas çka i dyshuari dhe bashkëpunëtorët e janë arrestuar në pikën e pagesës në Milladinovc.

“Gjegjësisht, në orën 22:15 në pikë-pagesën Milladinovc, në një aksion të përbashkët të SPB Shtip, SPB Shkup dhe policisë së trafikut, u ndalua një automjet pasagjerësh BMW me targa të Shtipit, në të cilin ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., pas çka A.H u arratis ndërsa personat e tjerë u privuan nga liria. Menjëherë pas marrjes së masave, ai dhe autori i krimit K.K. u gjetën dhe u privuan nga liria”, deklaroi Goce Andreevski.

Nga prokuroria thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja fishkësh dhe gjurmë që do të jenë lëndë të ekspertizës ndërsa trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi. Janë siguruar dhe shqyrtuar pamjet nga kamerat e sigurisë. Ndërmerren edhe veprime të tjera për të siguruar prova, ndërsa veprimet nga kontrolli në këtë lokacion do të vazhdojnë edhe sot”, thotë Porkuroria Publike.

I ndjeri E.O. ka ndërruar jetë në orën 22.15 në spitalin e Shtipit pas përpjekjes së pasuksesshme për reanimim.