Me flamur shqiptar në ndeshjen Real Madrid – Manchester City! Tifozi që u fut në “Santiago Bernabeu” është turk?

TË FUNDIT

Në rrjetet sociale u shpërndanë informacione se personi që mbrëmjen e djeshme u fut me flamurin shqiptar në stadiumin “Santiago Bernabeu” derisa po zhvillohej ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Mançester Sitit, është shqiptar nga Shkupi me emrin Agim. Por, në rrjetet sociale personi identifikohet si Gokhan BG, të shkruar në gjuhën turke, përcjell TV21. Nuk dihet ende se ku saktë jeton ai dhe nëse ka lidhje me personin e quajtur Agim, e që u raportua se jeton dhe punon në Frankfurt të Gjermanisë.

“Mes minutës 85 dhe 90 do të vrapoj në fushë, tek Benzema”, thotë mes tjerash Gokhan BG në videon në Instagram.