Me eksploziv u tentua grabitja e bankomatit/I gjithë Çairi mbetet vetëm me një bankomat NLB, qytetarët ankohen

TË FUNDIT

Sot në mëngjes rreth orës 03:38 ka pasur tentativë për grabitjen e bankomatit përballë “Tutunska Banka” në hyrje të komunës së Butelit. Bëhet fjalë për katër persona të cilët kanë ardhur me veturë dhe i kanë vënë eksplozivin bankomatit por e gjitha që kanë arritur të bëjnë është të dëmtojnë bankomatin dhe nuk kanë arritur të vjedhin asnjë denarë. Bashkë me bankomatin janë dëmtuar edhe tre vetura që kanë qenë në afërsi. Bëhet fjalë për këto tre vetura prapa meje të tipit Toyota, Golf dhe Opel. Më e dëmtuara është kjo veturë e bardhë e tipit Toyota. Nga banka deri tani nuk arritëm të marim ndonjë informacion më tepër rreth dëmit që është shkaktuar ndaj bankës dhe bankomatit mirëpo nga informacionet tona është se bëhet fjalë për dëm rreth 2000 euro aq sa kushton një bankomat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme na njoftuan që bëhet fjalë për katër persona të cilët rreth orës 4 të mëngjesit kanë ardhur me veturë dhe i kanë vënë eksploziv bankomatit.


“Më 06.06.2023 në ora 03:38 në SPB Shkup është paraqitur se në zonën e Butelit katër persona kanë ardhur me veturë, kanë endosur pajisje eksplozive në bankomat dhe kanë tentuar të marin të holla, por nuk kanë arritur. Nga detonizimi janë dëmtuar tre vetura. Nuk ka persona të dëmtuar. Po ndërmeren masa për zbardhje të rastit”, thonë nga MPB.


Këtu pranë meje kemi edhe një qytetar i cili erdhi për të nxjerrë të holla nga bankomati i cili tanimë nuk është dhe ankohet se nuk ka mbetur se ku tjetër t’i nxjerrë paratë përpos bankomatit të vetëm që ka mbetur në komunën e Çairit e ajo është në Çarshi të Shkupit, tek sheshi Skënderbeu.
Ju lutem cila është kritika juaj, ku mund t’i nxjerni paratë?

“Kjo shpjegon nivelin tonë, zakonisht ku ka shqiptarë, nuk ka shërbime.  Jo vetëm këtu, vërehet edhe tjetërkund. Krejt konsumatorët janë shqiptarë, 80% e punëtorët janë maqedonas. Aparatet te Point-i i djegën i thyejnë, askush nuk marr përgjegjësi. Është heshtje totale. Unë duhet të shkoj në Qendër për të nxjerrë para a unë këtu banojë”, tha një qytetar.


Sot madje është bërë edhe pagesa e ndihmës sociale për kategoritë e rrezikuara dhe në mungesë të bankomatit mund të shihni prapa meje radhën ecila është krijuar për të tërhequr paratë nga filiala e bankës. Tash propozoj të shkojmë të shohim se si është gjendja edhe atje.


-Te e grabitmja, më mirë është me grabitë këndej, se andej.
 Ju si banorë të Çairit jeni të detyruar të gjithë këtu të vini t’i merrni të hollat.
– Jo vetëm të Çairit, por krejt çka shkojnë në Tutunska Bankë ka mbetë vetëm kjo edhe andej urrës ka më tepër. Atje kontrolli është pak më e fortë. Kontrolli e shtetit është pak më e fortë atje se këtu.