“Më e mira”, publikohet kënga nga Ermali dhe Romeo

TË FUNDIT

Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj kanë publikuar sot projektin muzikor që prej ditësh e kanë paralajmëruar.

“Më e mira” mban titullin kënga e re nga Ermali dhe Romeo, që është shoqëruar edhe me videoklip.

Producent i këngës është Elgit Doda, i cili ka shkruar edhe tekstin bashkë me Romeon, ndërsa miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Marenglen Boja.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “Full Moon”./21Media