Me dhjetëra porosi elektronike, të cilat kanë kaluar nëpër serverin të pasiguruar shtëpiak të Hillari Klintonit, gjatë kohës sa ka qenë sekretare amerikane e shtetit, përmbajnë informata për sigurinë kombëtare, të cilat konsiderohen si tejet të ndjeshme sa për ti bërë publike për opinion, dëshmon pakoja e korrespondencave të saj, të publikuara sot.
Në 2206 faqe të e-mejllave të saj, qeveria në mënyrë cenzuruese ka intervenuar 64 herë në 37 porosi.
Klinton ka deklaruar se nga e-majlli i saj privat kurrë nuk ka dërguar porosi të besueshme.
Me pakon e sotme, sasia e materialit të publikuar tani kap shifrën prej 12 për qind të gjithsej 55 mijë faqeve të e-mejllave, të cilat Klinton ja ka dorëzuar zyrtarëve të stejt departamentit.
Vendimi i Klintonit që të mos përdor e-mejllin e Stejt Departmentit, por e-mejllin e saj privat, është shndërruar në problem politik për të, pasi që republikanët po e përdorin këtë si një mundësi për ta paraqitur atë si një person të cilit nuk mund ti besohet dhe i cili është i gatshëm të shkel rregullat, për hir të interesave të saj personale./21Media
