Pas humbjes të së majtës “Sirizia”, në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian, kryeministri grek Aleksis Cipras konfirmon se më 7 korrik do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të hënën Cipras do të takojë shefin e shtetit Prokopis Pavlopulos për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras për ERT theksoi se rezultatet nga zgjedhjet evropiane dhanë mesazh të pakënaqësisë të qytetarëve.

