Me 5 vota “për”, asnjë kundër Komisioni përcaktoi propozim për marrjen e mandatit të deputeti Gruevski

TË FUNDIT

Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit pas debatit që pati brenda Komisionit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski i cili tashmë gjashtë muaj që nuk paraqitet në vendin e tij të punës. Sot komisioni me pesë vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur përcaktoi propozim për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit.

Duke iu referuar nenit 8 të Kushtetutës dhe Deklaratës për të Drejtat e Njeriut deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska tha se nuk mund të mungojë askush pa arsye.

Por Stamenkovska theksoi se kjo nuk është lejuar nga shumica në pushtet, sipas saj Gruevski është penguar nga i gjithë grupi i deputetëve të LSDM-së.

Nga ana tjetër nënkryetarja e Komisionit Snezhana Kalevska- Vançeva tha se është e dukshme se ka interpretim të ndryshëm të Kushtetutës dhe Rregullores dhe se për marrjen e mandatit nevojitet shumicë pre dy të tretave të votave apo 80 deputet.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e ardhshme duhet të votojë me shumicë prej dy të tretat të votave për marrjen e mandatit të Gruevskit i cili ndodhet në Hungari dhe ka fituar azil politik.