Me 5 helikopterë do të intervenohet në shuarjen e zjarrit në Pehçevë

TË FUNDIT

Pesë helikopterë do të  veprojnë mbi  zjarrin e madh në rajonin e komunës së Pehçevës  nëse këtë e lejon temperatura e ajrit, paralajmëroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov përmes profilit të tij në Fejsbuk.

Ai paraprakisht publikoi se pesë helikopterë, prej të cilëve dy  nga Maqedonia e Veriut dhe tre nga Serbia,  janë nisur drejt lokacionit të përfshirë me zjarrin, por për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta menjëherë pas arritjes komandanti  i skuadriljeve mori vendim për tërheqjen e tyre.

Siç kumtoi Angelov, në shtet aktive janë 10 zjarre prej të cilave disa  janë jashtëzakonisht serioze, ndërsa të tjerat janë nga kategoria e mesme. Në disa  digjet bari i thatë, bimët e ulëta, shkurret dhe janë larg vendeve të populluara dhe nuk janë rrezik për askënd.