Me 37.5 milionë euro do të shpëtohen komunat. Qeveria zonat rurale do t’i shndërrojë në vende të bukura. Ky është aksioni i parë masovik për shndërrimin e zonave rurale në vende dinjitoze për të jetuar, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev, i cili dëshiron ta shohë vendin pa baltë dhe secili qytet të jetë i bukur. Sipas tij, është mirë që edhe komunat më të vogla do të aktivizohen për shfrytëzimin e mjeteve dhe realizimin e projekteve për zhvillim rural. Në procedurë është përpunimi administrativ i kërkesave, edhe pse një pjesë e shumës tashmë është miratuar.
“Për përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale kanë arritur 76 kërkesa për 1.120.188.483 denarë. Për ripërtëritjen dhe zhvillimin e fshatrave – 65 kërkesa për 624.077.365 denarë. Për rruajtjen dhe avancimin e vlerave tradicionale – 62 kërkesa për 663.507.505 denarë. Për investime në infrastrukturën e tregjeve – 6 kërkesa për 41.269.924 denarë, kurse për ndërtimin e rrugëve që çojnë deri te tokat bujqësore, kanë arritur 27 kërkesa për 25.338.173 denarë”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
