Më 30 qershor, pa kollare mblidhen ministrat e jashtëm në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka paralajmëruar, se më 30 qershor, në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen ministrat e Punëve të Jashtme.

Takimi do të jetë joformal – pa kollare.

“Platforma B nuk lidhet drejtpërdrejt me Forumin diplomatik. Ndodh në vazhdën e saj, por qëllimi është të krijohet një praktikë për takime sa më të shpeshta të ministrave të Punëve të Jashtme”, tha Osmani, transmeton TV21.

Nuk do të ketë përfundime, por do të jetë një mundësi që të krijohet një mënyrë komunikimi mes ministrave të jashtëm, sqaroi më tej Osmani.

Ndërkaq shtoi, se dërgohet edhe mesazh deri te Bashkimi Evropian për atë se:

“Ne mund të mblidhemi edhe vetë”, tha Osmani.