Më 27 prill shumë njerëz ishin afër vdekjes! Shekerinska: Ka linja të kuqe që nuk duhet t’i kalojmë

TË FUNDIT

Mund të kemi dallime për politikën, nga zero deri në njëqind, mund që çdo ditë të kemi qëndrime të ndryshme në Parlament dhe ato qëndrime të ndryshme çdo ditë i respektoj, por ka linja të kuqe të cilat nuk duhet t’i kalojmë edhe për vete edhe për fëmijët tanë. Kështu ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila ishte viktimë e dhunës në Kuvend më 27 prill, komentoi se sa drejtësia është zbatuar për këtë ngjarje të pahijshme.

 “Ballafaqimi me 27 prillin duhet të bëhet në dy nivele. Niveli i parë është ligji dhe vendimet gjyqësore për shkak se të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën  do të përgjigjen, jo vetë ata të cilët e koordinuan dhunën në mënyrë operative, por edhe ata që kanë dhënë urdhra përmes telefonit. Për nivelin e dytë, përgjegjësinë më të madhe e kemi ne që duhet  të flasim. Situata të tilla, mund të ndodhin edhe në shtete të tjera demokratike, por që të mos përsëriten duhet unanimisht t’i gjykojmë, ndërsa atë që dje e pashë nëpër rrugët e Shkupit, nuk ishte dënim, por  përkrahje”, u shpreh Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Duke komentuar protestën e djeshme në Shkup, Shekerinska theksoi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE mbështet dhunën, në vend që ta dënojë.

 “Atë që pash dje në Shkup, partia e cila e krijoi dhunën as në mënyrë verbale nuk dëshiron të distancohet nga kjo. Më 27prill të vitit 2017, po, kryesisht ishin kokat tona 10-20-30, por pasi që në shoqëri dhe shtet krijohet klimë se kjo është në rregull dhe duartrokitet dhuna e tillë, nesër do të jetë koka e dikujt tjetër e jo vetëm e jona”, theksoi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE, edhe një herë theksuan se ata asnjëherë nuk kanë mbështetur dhunë, ndërsa mbështetja e protestës së djeshme ishte për të gjykuarit dhe dënimin për terrorizëm të “mbrojtësve të Kushtetutës” në mënyrë të padrejtë. Edhe pse kanë kaluar katër vite pas të enjtes së përgjakshme kur persona me maska dhe turma me qytetarë me dhunë hyri në Kuvendin e Maqedonisë, ende janë të ndara mendimet dhe argumentet nëse mundej të shmanget dhuna në shtëpinë më të lartë ligjvënëse. Përndryshe lënda për organizimin e dhunës në parlament është në procedurë të provave, ndërsa në të janë përfshirë 33 persona, prej të cilëve 15 u amnistuan.