Me 22 mars konstituohet Kuvendi i Kosovës, votohet edhe për Qeverinë

TË FUNDIT

Në të njëjtën ditë të konsitutimit të Kuvendit të Kosovës, të hënën me 22 mars, do të votohet edhe për formimin e qeverisë, ndërsa në ditët pasuese  pritet votimi për zgjedhjen e presidentit.

Kjo u konfirmua pas takimeve konsultative me përfaqësuesit e komuniteteve që sot patën kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për  presidente Vjosa Osmanit.

Disa komunitete thanë se i japin mbështetje qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanit për presidente pa asnjë kusht. Ndërsa Lista Serbe nuk u prononcua për media./21Media