Më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Prespë do të mbahet forumi më i madh diplomatik – “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”, ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ka bërë të ditur, se pjesëmarrës do të jenë:
“Numër i madh i kryeministrave, i ministrave të jashtëm, i ministrave ekonomikë dhe financiarë dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, të organizatave dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani, transmeton TV21.
Ka njoftuar, se para fillimit të konferencës do të mbahet takim joformal më 30 qershor i platformës B6 ku ministrat e punëve të jashtme do të mbajnë takim pa kollare.
“Qëllimi është që ky format i takimeve joformale të jetë i rregullt”, tha Osmani, duke sqaruar se qëllimi është të shkëmbehen ide dhe mendime për sfidat.
Paraqitja e tij vjen pas takimit joformal me gazetarët, ku temë diskutimi ishte Forumi Diplomatik që do të mbahet në Ohër dhe Oteshevë.
Forumi do të realizohet më 1 dhe 2 korrik dhe
