Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan këngën “Shake it”

TË FUNDIT

Artistët shqiptarë Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

Kënga titullohet “Shake it” dhe është lansuar në Youtube me videoklip.

Kënga deri më tani ka arritur 85 mijë shikime gjatë kësaj kohe, transmeton tv21.tv.

Teksti i këngës është shkruar nga të dy artistët, videon e ka realizuar Entermedia ndërsa Producent ekzekutiv është P.I.N.T.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i dy artistëve ishte “Jerëm” i publikuar 10 muaj më parë./21Media