Filloi njëra prej mbylljeve më të fuqishme në Australi, sepse Qeveria i ndaloi të gjitha tubimet në ambient të hapur, duke përfshirë edhe dasma, varrime, dërgesa të ushqimeve, me qëllim që të pengohet përhapja e virusit në shtetin e Australisë së Jugut.
Fotografitë në rrjetet sociale tregojnë rrugët bosh në Adelaida, kryeqyteti i Australisë së Jugut.
Shteti me 1.8 milionë banorë ka shënuar 23 raste të reja që kur u shfaq vatra e re.
Autoritetet vendosën një bllokadë gjashtë ditore, derisa kryeministri i shtetit shpjegoi se masat e përforcuara kanë të bëjnë me një udhëtar i cili është kthyer nga Britania e Madhe.
