Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Maqedoni-Itali

TË FUNDIT

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Edhe pse kishte shumë shanse nga të dy ekipet, në stadiumin “Renzo Barbera” të Sicilisë në pjesën e parë nuk u dha asnjë gol.  

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Portugali-Turqi. Ajo përballje do të jetë vendimtare për të marrë biletën për në botërorin Qatar 2022 që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.