Mbrëmë në ora 21:50 minuta, gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Gazi Babës, nga ana e punonjësve policorë nga Stacioni policor Gazi Babë u konstatua se lokali punon edhe pas kohës së lejuar dhe në të janë hasur gjashtë persona, të cilët janë privuar nga liria.
Nga MBP-ja sot kumtuan se objekti është i mbyllur nga Inspektorati shtetëror për statistikë, ndërsa do të ngritet edhe padi adekuate penale.