Për shkak se ka punuar më gjatë se orari i lejuar dhe në të janë gjetur 11 klientë, është mbyllur një çajtore në Gostivar.
Kjo ka ardhur pas kontrollit të policisë, që u bë mbrëmë në ora 22:50, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 05.03.2021, në ora 22:50 nga nëpunës policor të Stacionit Policor në Gostivar gjatë kryerjes së kontrolli në objekt hotelerik – çajtore në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, në pronësi të M.I.(45) nga Gostivari, është konstatuar se ka vepruar në kundërshtim me ligjin për orar të punës gjatë kohës së pandemisë, as çfarë në objekt ka pasur 11 klient”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më tej shtohet, se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kurse pronari është privuar nga liria.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të pronarit do të veprohet në bazën se ka bërë shkelje të nenit 206 të Kodit Penal – “Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore në kohë pandemie”./TV21
