Nga 1 Maji asnjë sportel publik nuk do të ofroje shërbime, për çdo dokument qytetarët do të aplikojnë dhe do të pajisen vetëm online.
Kryeministri mendon se vetëm duke i vendosur përpara faktit të kryer shërbimet online do të funksiojnë, duke ndikuar në uljen e korrupsionit.
Sjellë dy shembuj, një të suksesshëm dhe një tjetër të dështuar në implementimin e shërbimeve online.
Digjitalizimi i shërbimeve nuk do të shkurtojë vende pune në administratë. Rama tregon hapin e radhës që i vjen në ndihmë qytetarëve.
Shqipëria e 17 në botë për shërbimet digjitale. Të vetmet shërbime qe nuk do te ofrohen online pas 1 Majit janë regjistrimi i lindjeve, i martesave, por dhe disa shërbime që jepen në zyrat noteriale që kërkojnë domosdoshmërisht praninë fizike.

