Mbrojtja pëfundimtare në rastin 'Drenica 1'

TË FUNDIT

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës edhe sot do të vazhdojë fjala përfundimtare e mbrojtjes në lidhje me rastin “Drenica 1”.

Dje fjalën e tyre e thanë avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj dhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimit.

Ndërsa, pëveç këtyre dyve fjalën e fundit do ta thonë sot edhe avokatët e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sabit Gecit, Avni Zabelit dhe Jahir Demakut, si të dyshuar për krime lufte.

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj ka thënë se përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të rezultojë në favor të klientit të tij, por edhe të të akuzuarve tjerë.

Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi, i cili në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në asnjë provë të vetme deri tani nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.

Ndërsa, seanca në rastin ‘Drenica 1’ pritet të fillojë sot në orën 10:00./21MEDIA