Mbrojtja e Janevës e dëshpëruar nga aktgjykimi, vlerësojnë se dënimi është shumë i lartë

TË FUNDIT

Si mbrojtje e Katica Janevës jemi të dëshpëruar nga aktgjykimi dhe dënimet të cilat i dëgjuam. Vlerësojmë se absolutisht dënimi është shumë i lartë, deklaroi avokatja Irena Fërçkovska, pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Reket”.

Gjykata në hyrje të saj, theksoi Fërçkovska, tha se me këtë aktgjykim dëshiron të kthehet besimi në gjyqësor, por ne si mbrojtje vlerësojmë se me këso aktgjykimesh nuk kthehet besimi.

“Përkundrazi, vlerësojmë se gjykata duhet të gjykojë në bazë të dëshmive. Ndërsa në rastin konkret, dëshmi se Katica Janeva e ka bërë veprën penale për të cilët sot ishte dënuar nuk ekzistojnë. I gjithë publiku ishte dëshmitar se për Katica Janevën prokuroria nuk dorëzoi kurrfarë dëshmish”, deklaroi Fërçkovska.

Ajo paralajmëroi se do të ankohen dhe do të dorëzojnë ankesë deri te gjykatat më të larta.

“Shpresojmë se gjykatat më të larta do të kenë sens më të madh për drejtësi, për sjelljen e vendimeve të cilat bazohen në dëshmi. Do të luftojmë deri në fund si mbrojtje edhe para gjykatave vendore dhe para të gjitha gjykatave ndërkombëtare”, deklaroi Fërçkovska.

Avokati Delo Kadiev, tha se edhe më tutje qëndrojnë në atë se nuk ka ekzistuar asnjë dëshmi për fajin e Katica Janevës.

“Do të dorëzojmë ankesë. Do të shohim së pari se si do të jetë shpjegimi. Me të vërtetë, në këtë moment, nuk mund as të supozoj se cili do të jetë shpjegimi i gjykatës me të cilin e pranoi në tërësi përshkrimin faktik të veprës penale të akuzës. Absolutisht nuk kishte dëshmi për asgjë nga kjo”, deklaroi Kadiev.

Gjykata sot e shpalli Katica Janevën fajtore për rastin “Reket” dhe i shqiptoi dënim me burg prej shtatë viteve./MIA

🔴 [ВО ЖИВО] Изјави по пресудата за „Рекет“

🔴 [ВО ЖИВО] Изјави по пресудата за „Рекет“

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 18. Juni 2020