Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry që të mos e sillte Meghan Markle në Kalanë Balmoral?

TË FUNDIT

Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry  që të mos e sillte gruan e tij, Meghan Markle në Kalanë Balmoral, ku qëndron trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth.

Sipas mediave të huaja, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II e cila ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

“Charles i tha Harry-it, se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën.

Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.

Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj të monarkut të moshuar, Charles dhe Anne, ishin të pranishëm kur mbretëresha ndërroi jetë.

Fëmijët e saj të tjerë, Andrew dhe Eduard, erdhën më pas së bashku me princin William, i cili tani është i pari në radhën e fronit.

Ndërkohë, Harry u fotografua duke mbërritur vetëm në pronën skoceze rreth 90 minuta pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-11198885/amp/King-Charles-told-Prince-Harry-not-bring-Meghan-Balmoral-dying-Queen.html