Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II ka rezultuar pozitive për Covid-19, njoftoi Buckingham Palace.
Pallati theksoi se Mbretëresha po përjeton “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”, ndërkaq 95-vjeçarja do të vijojë me “detyra të lehta” në Windsor, gjatë javës së ardhshme.
“Ajo do të ndiqet nga stafi mjekësor dhe do të ndjekë procedurat e përcaktuara nga autoritetet”, tha Pallati në një komunikatë për shtyp.
