Mblidhen liderët e BE-së, diskutojnë për Ukrainën

TË FUNDIT

Samiti dyditor i BE-së, mbahet pasi ministri gjerman i Ekonomisë, ka shprehur shqetësimet e tij se uniteti i bllokut “ka nisur të çahet”. Në këtë samit pritet të ritheksohet përkushtimi i bllokut për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar ofrimin e armëve dhe financave për Kievin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet t’i adresohet samitit përmes video-lidhjes, për të kërkuar nga blloku evropian një rund të ri sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë, ashtu që të rritet presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Sot vëndet anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për një embargo ndaj naftës ruse, edhe pse diplomatët thonë se do të përpiqen ende të bëjnë përparim përpara samiti dy ditor .

Në një dokument me draft-konkluza nga samiti, përmendet një pako e gjashtë me sanksione kundër naftës ruse dhe produkteve të saj, mirëpo me përjashtim të naftës ruse që shkon në vendet e BE-së përmes tubacioneve.

Aty, po ashtu, kërkohet që kjo pako të miratohet pa vonesa dhe që të ketë solidaritet mes vendeve anëtare në rast të pengesave të befasishme në furnizime.

Para samitit shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të arrijnë marrëveshje për çështjen e pakos së ardhshme të sanksioneve ndaj Rusisë,

Një prej pikave kryesore të kësaj pakoje , është zotimi i shteteve anëtare për të mos blerë naftë nga Rusia.

“Duhet të marrim një vendim publik. Ka pasur bisedime të dielën pasdite dhe do të ketë sot në mëngjes, si dhe gjatë gjithë ditës”, tha Borrell.

Ai beson se sot pasdite do t’u ofrohet një marrëveshje krerëve të vendeve anëtare të BE-së.

Gjatë samitit, liderët e BE-së pritet të diskutojnë edhe për ndikimin e luftës te shtetet fqinje dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke iu afruar qyteteve kyçe dhe duke bombarduar Harkivin, pasi presidenti Zelensky ka vizituar këtë qytet  dje .Forcat ruse kanë rritur presionin edhe në qytezën Sever-odonjeck.

Ndërsa zyrtarët ukrainas,thënë se mbrojtësit janë duke luftuar në kushte të rënda në këto zona strategjike.

Guvernatori i rajonit Luhansk, tha se situata është bërë “shumë e rëndë” për shkak të numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.