Edhe këtë fundjavë kolona të gjata veturash për hyrje në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Për të hyrë në vend pritet më tepër se një orë. Prej daljes së autostradës “Arbën Xhaferi”, gjegjësisht prej Hanit të Elezit deri në pikën kufitare janë krijuar dy kolona të gjata, ndërsa e treta krijohet nga veturat të cilat tentojnë të tejkalojnë kolonat. Qytetarët ankohen dhe kërkojnë nga autoritetet që të zgjidhet ky problem që ka një javë që vazhdimisht paraqitet.
Nga kamerat e sigurisë mund të shihet që edhe për dalje nga Maqedonia e Veriut është krijuar kolonë e gjatë e veturave, por që qarkullimi zhvillohet në mënyrë më efikase.

