Karburant për automobila nuk ka në 26 për qind të pompave të benzinës në Britaninë e Madhe, deklaroi sot për Rojters, Gordon Balmet, drejtor ekzekutiv i Asociacionit për Shitje me Pakicë të Karburanteve, transmeton BGNES.
Ai tha se 27 për qind e pompave të benzinës kanë vetëm një lloj të karburantit, ndërsa 47 për qind kanë mjaftueshëm benzin dhe karburant dizel.
“Mungesa e furnizimit ndjehet veçanërisht te pompat e pavarura të benzinës, të cilat përfaqësojnë 65 për qind të rrjetit të përgjithshëm për mbushje të karburantit, në krahasim me sektorët e tjerë siç janë supermarketet”, tha Balmer, duke menduar për pompat e benzinës që punojnë në zinxhirë të mëdhenj të shitjes me pakicë.
Mungesa e shoferëve të mjeteve të rënda transportuese, që e shkaktoi krizën ka lidhje edhe me pandeminë dhe me daljen e Britanisë së Madhe nga bashkimi Evropian. Mijëra shoferë profesionistë nga vendet e BE-së u larguan nga Britania e Madhe gjatë dy viteve të fundit, ndërsa trajnimi për për të rinj është ndërprerë nga pandemia, që shkaktoi atë që një periudhë të gjatë të mos mbahen teste për vozitje në shumë[ vende.
