Numri i rasteve me virus korona në Rusi sot tejkaloi dy milionë, pasi autoritetet evidentuan 23.610 persona të sapoinfektuar.
Gjatë 24 orëve të kaluara si pasojë e Kovid-19 ndërruan jetë 463 pacientë. Ky është numri më i madh i rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë. Në Rusi gjithsej 34.850 persona ndërruan jetë, njoftoi sot shtabi i Krizës.
Sipas Shtabit të Krizës, vdekshmëria e tanishme nga virusi ka mbetur në 1,73 për qind.
