Numri i vaksinave të injektuara kundër koronavirusit në botë tejkaloi shifrën nëntë miliardë. Më shumë se gjysma e tyre (4,67 miliardë) janë në tri vende – Kina (2,77 miliardë), India (1,4 miliardë) dhe SHBA-ja (0,5 miliardë). Të dhënat bazohen në kumtesa zyrtare të autoriteteve.
Për momentin, njerëzve u janë injektuar 9,002 miliarda doza të vaksinave kundër koronavirusit.
Ende nuk mundet të konfirmohet se sa njerëz në planetë i kanë marrë të dy dozat, sepse shumë vende e regjistrojnë vetëm numrin e dozave të certifikuara të vaksinave kundër Kovid dhe vaksinave të mara.
Njëkohësisht, në një numër të madh të vendeve tashmë po vijon procesi i rivaksinimit të qytetarëve.
