Sipas të dhënave të OBSH-së gjatë 24 orëve të kaluara në botë janë evidentuar 740.221 raste të reja rekord me koronavirus, ndërsa në periudhën e njëjtë kanë vdekur 12.502 persona.
Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 83,32 milionë, ndërsa kanë vdekur 1,83 milionë pacientë.
Numri më i madh i personave të sapoinfektuar është shënuar në Amerikën Jugore dhe Veriore, më shumë se 62 për qind, ose 477.794. Vijon Evropa me 165.584 dhe Azia Juglindore me 27.828 raste të reja.
