Mbi 817 mijë të vdekur nga Covid-19

TË FUNDIT

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar mbi 23 milionë. Sipas të dhënave nga Worldometers më shumë se 817 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 181 mijë e 114 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5 milionë e 915 mijë e 630 persona, transmeton tv21.tv.

Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 115 mijë e 451 të vdekur dhe 3 milionë e 627 mijë e 217 të prekur.

India rradhitet në vendin e tretë me 58 mijë e 546 viktima dhe 3 milionë e 167 mijë e 323 të infektua.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 23 milionë e 812 mijë e 853 persona, ndërsa 16 milionë e 363 mijë e 830 njerëz janë shëruar deri më tani. Por, janë 61 mijë e 705 persona të cilët ende janë në gjendje kritike për jetën./21Media