Të dhënat nga Drejtoria Shtetërore Postare tregojnë që deri më 21 dhjetor, numri i dërgesave me postën e shpejtë në Kinë për herë të parë i kaluar 80 miliardët, duke shënuar rekord vjetor.
Këtë vit, sektori i postës së shpejtë ka pasur një “fillim të ngadaltë dhe fund të shpejtë”. Në janar, nën ndikimin nga epidemia e COVID-19 dhe Festa e Pranverës, numri i dërgesave të postës të shpejtë shënoi rënie me rreth 16%.
Me rifillimin e shpejtë të punës, në shkurt vëllimi i dërgesave të postës së shpejtë shënoi rritje me 0.2 %, kurse në mars 23 %. Në tremujorin e dytë, rritja ishte mbi 30 % dhe në maj 41.1 %, niveli më i lartë qysh nga shkurti 2018. Në shtator rritja arriti në 44.6%.
Tani numri i dërgesave ditore me postën e shpejtë në Kinë arrin mbi 200 milionë, duke u shërbyer afro 400 milionë vetave në ditë dhe duke luajtur një rol më të dukshëm në jetën e banorëve.
Drejtoria Shtetërore Postare u shpreh që zhvillimi i sektorit të postës së shpejtë jo vetëm është bazuar te rifillimi i shpejtë i punës dhe prodhimit, por edhe është nxitur nga zhvillimi i shpejtë me integrimin e biznesit në internet e atij fizik dhe nga rritja e shpejtë në zonat urbane dhe rurale. Tregu i këtij sektori është zgjeruar më tej.
