Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në mëngjesin e sotëm ka tejkaluar 79 milionë, tregojnë të dhënat e publikuara në faqen e internetit worldmeters.info.
Deri më tani ka gjithsej 1,73 milionë raste të vdekjeve nga Kovid-19.
Në mbarë botën ka 21,5 milionë raste aktive, derisa 106.000 njerëz janë në gjende të rëndë.
Numër më të madh të të infektuarve ka në SHBA – pothuajse 19 milionë, India është e dyta me 10 milionë, ndërsa Brazili është i treti me 7,3 milionë persona të infektuar.
