Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka njoftuar, se në Shqipëri janë vaksinuar mbi 770 mijë persona, ndërkohë që ka paralajmëruar, se nesër pritet të arrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer.
“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid
“, shkroi Rama në “Facebook”./TV21.
