Mbi 72 mijë raste të reja me Covid-19 në Turqi

TË FUNDIT

Turqia ka konfirmuar 72.555 raste të tjera të COVID-19, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 181 vdekje dhe 87.192 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 140,5 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Vendi po ashtu ka dhënë mbi 24,1 milionë doza të treta përforcuese. Të paktën 57,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 52,2 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.