Në botë deri më tani janë infektuar 58.004.872 persona me koronavirus, 40.192.380 pacientë janë shëruar, ndërsa 1.379.512 vdiqën, ceket në ueb-faqen e “Uorlldmeters”.
Për momentin ka 16.432.980 raste aktive. Një përqindje e pacientëve, përkatësisht 102.228, janë në gjendje kritike, përderisa 16.330.752 persona të infektuar tregojnë simptome të lehta të sëmundjes.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ranguar në vendin e parë në botë sipas numrit të pacientëve dhe rasteve të vdekjes, me mbi 12,2 milionë të infektuar dhe mbi 260.000 raste të vdekjes.
India është në vend të dytë sipas numrit të rasteve të konfirmuara, duke tejkaluar nëntë milionë dhe e treta për nga numri i rasteve të vdekjes, pas Brazilit, me pothuajse 133.000 raste të vdekjes.
Brazili është prapa Indisë me mbi gjashtë milionë njerëz të infektuar me virus prej fillimit të pandemisë, por është në vend të dytë në botë për nga numri i rasteve të vdekjes (mbi 168.000).
Franca është në vend të katërt, me 2,1 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 48.000 raste të vdekjes.
Pason Rusia, ku prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar mbi 2,06 milionë raste. Rusia është gjithashtu në vendin e pestë sipas numrit të rasteve të vdekjes nga Kovid-19 – mbi 35.000 njerëz deri më tani e humbën jetën si pasojë e kësaj sëmundje.
