Mbi 550 raste me linë e majmunëve janë raportuar në 30 shtete, sipas OBSH-së

TË FUNDIT

Numri i rasteve me linë e majmunëve ka arritur në 550 dhe deri më tani është raportuar në 30 shtete në botë.

Lajmi u bë i ditur për CNN, nga Rosamund Lewis e cila është drejtuesja teknike e grupit për linë e majmunëve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Ne aktualisht kemi një numër prej mbi 550 rastesh të konfirmuara në 30 shtete. Të gjitha rastet po shfaqen brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore”, tha ajo.