Në Gjermani numri i rasteve ditore me COVID-19 ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), me 52.826 raste të reja në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore deri më sot.
Në vend numri gjithsej i rasteve është rritur në 5.129.950, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 463.100 dhe ka arritur kulmin në valën e katërt të pandemisë.
Më tej, thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 294 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 98.274.
Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona u përcaktua të jetë 319.
Në Gjermani numri i personave që kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 është rritur në 56 milionë e 200 mijë dhe sipas kësaj ka arritur në 67,6 për qind norma e popullatës që janë vaksinuar plotësisht.
Në një takim që do të mbajë sot Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani (STIKO) pritet që të rekomandohet kryerja e vaksinës rikujtuese për të gjithë personat mbi 18-vjeç.
