Mbi 50 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme gjermane njoftoi se sipas informacioneve të tyre, në Gjermani deri tani kanë mbërritur 50.294 refugjatë nga Ukraina.

“Për shkak se nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që kanë hyrë në Gjermani mund të jetë shumë më i lartë”, tha sot një zëdhënës në Berlin, njofton DPA.