Nga Instituti për mjekësi transfuziologjike informojnë se janë siguruar gjithsej 502 njësi plazmë rikuperuese për trajtim të pacientëve të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 399 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard dhe 103 njësi plazmë rikuperuese, përmes procedurës së aferezës nga gjithsej 48 dhurues. Gjithsej 449 dhurues kanë dhuruar plazmë, me të cilën janë trajtuar mbi 400 pacientë me Kovid-19.
“Në këto momente senzitive, me rëndësi është ta tregojmë humanitetin tonë dhe të dhurojmë plazmë, pasi ajo shkon në vend të duhur – aty ku është e domosdoshme dhe me këtë mundësohet të shpëtohet një jetë e dikujt. Në këtë mënyrë dhe me këtë akt më të lartë të humanitetit, qytetarët të cilët janë shëruar u ndihmojnë personave, të cilët në këtë moment luftojnë me koronavirusin. Përmes plazmës së dhuruar rikuperuese, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në shkatërrimin e sëmundjes te perosni tjetër me Kovid-19”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Instituti për mjekëësi transfuziologjike potencojnë në kumtesën e MSH-së, është i qasshëm në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar, të cilët i plotësojnë kushtet për dhurim, mund të paraqiten për informata më të hollësishme dhe caktim në Institutin për mjekësi transfuziologjike, ta tregojnë humanitetin e tyre dhe të ndihmojnë në shërimin e të sëmurëve tjerë nga Kovid-19.
