Mbi 300 të vrarë në përleshjet në Sudanin Jugor

TË FUNDIT

Të paktën 300 njerëz janë vrarë në përleshjet e reja mes bashkësive në Sudanin Jugor, kanë njoftuar sot persona zyrtar.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar nga përleshjet, ndërsa janë vjedhur edhe depo të organizatave humanitare, ndërsa janë rrëmbyer edhe gra dhe bagëti, njofton BBC.

Mes të vrarëve ka pasur edhe tre punonjës humanitar.

Përleshjet e reja kanë shpërthyer të shtunën mes pastoralistëve të cilët janë kryesisht mbikëqyrës të bagëtisë dhe bujqve në verilindje të vendit.

Edhe pse marrëveshja për dhënien fund të luftës gjashtëvjeçare qytetare është nënshkruar në shkurt, përleshje të vogla kanë shpërthyer në mënyrë sporadike, ku prej atëherë deri në muajin maj kanë vdekur 800 njerëz./MIA