Mbi 3.000 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri për 24 orë në Francë

TË FUNDIT

Në Francë përsëri janë regjistruar mbi 3000 raste të reja, kjo është arsyeja pse autoritetet nuk e fshehin shqetësimin e tyre se numri i infeksioneve të Kovid-19 është duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 3,015 raste të reja, që është më pak në krahasim me të shtunën kur janë regjistruar 3,310 raste të reja.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv ose reanimacion mbetet 376 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Kovid-19 arriti në 30.410.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, çdo ditë kryhen rreth 100.000 testime dhe nuk kërkohet më një udhëzim mjekësor për të kryer testet, të cilat tani janë të mbuluara nga sigurimet shëndetësore.

Qeveria paralajmëroi edhe ndryshim në masat sanitare për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme edhe në vendin e punës.

Francezët, nga ana tjetër, janë të shqetësuar për rreziqet sanitare të lidhura me koronavirusin. Sipas një sondazhi të Ifop për “Zhurnall di dimansh”, madje 53 për qind e tyre janë më të shqetësuar për rreziqet shëndetësore të shoqëruara me Kovid-19 sesa pasojat ekonomike të epidemisë, nga të cilat vetëm 29 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar. ls/shk/