Uebfaqja e “Uorldmeter” njoftoi se 21.030.489 njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri.
Një milion njerëz janë infektuar në vetëm tre ditë, pasi numri prej njëzetë milion u regjistrua më 10 gusht.
Më shumë se 750.000 njerëz kanë vdekur dhe gati 14 milion janë shëruar që nga fillimi i pandemisë nga pasojat e Kovid-19. Aktualisht ka rreth 6,5 milion raste aktive dhe 64.000 të tjerë në gjendje kritike.
Më të goditur nga pandemia janë SHBA-ja, Brazili dhe India, të cilat numërojnë rastet në miliona, të ndjekur nga Rusia, Afrika e Jugut, Meksika dhe Peru.